“Kam patur takime me të gjithë kolegët e nderuar që kanë shërbyer si presidentë përpara meje, dhe me përfaqësuesen e mazhorancës, znj.Kodheli, dhe përfaqësuesin e opozitës në Komisionin e Jashtëm, z.Shehu, për t’i njohur me situatën dhe për të shprehur mendime. Qëndrimi i përfaqësuesit të opozitës ka qenë që kjo çështje të zgjidhet në një gjykatë ndërkombëtare, me dakordësinë e të dyja palëve. Duke respektuar qëndrimin e opozitës, e cila ka të drejtën e saj, respektoj njëkohësisht qëndrimin e qeverisë për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështje përmes negociatave të reja, por më duhet të theksoj se për këtë çështje ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila është një vije e kuqe për të gjithë, duke filluar nga Presidenti i Republikës. Është detyra e presidentit që të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi është betuar për respektimin e Kushtetutës. Kërkesa për lëshimin e plotfuqishmërisë e drejtohet organit kompetent, shoqëruar me një relacion shpjegues. Presidenti i Republikës është përfaqësuesi i më i lartë i Shqipërisë në marrëdhëniet e jashtme”, tha Presidenti Meta.
(el.sp/BalkanWeb)