Dom Marjan Gega gjate meshes kushtuar familjes Preka, 3 pjestare te se ciles humben jeten. Famullitari i Velipojes:
“I bejme thirrje organeve kopetente qe te shohin se cfare ka ndodhur. E kam pyetur Zotin se cfare ishte kjo tragjedi. Zoti nuk me ktheu pergjigje. Atehere e kuptova heshtjen e tij. Zoti na ka mbushur me te mira por ne duhet te dime qe ti perdorim keto te mira. Ne nuk jemi te pergjegjshem per jeten tone, me shume shpenzojme kohe per nje kafe sesa per jeten reale qe kemi. Aiselin 5 vjeçare e kane kerkuar femijet e kopshtit se ku eshte ajo por ajo eshte prane Zotit. Vetem pak kohe me pare jo shume larg prej ketu kur mendova se sdo kemi me serish dora kapi pushken. Vazhdojme te kemi vrasje, padrejtesi, pandergjegje. I lutem Zotit per viktimat. Rajani 6 muajsh ende pa thene fjalen babe tashme do therrase babe Zotin, baben e vertete.”