Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla pranoi në komisionin parlamentar të medias vonësën në miratimin e akteve nënligjore të ligjit të arsimit të lartë. Teksa raportoi përreth 4 orë para deputetëve Nikolla siguroi se mungesa e akteve nuk ka cënuar funksionimin e universiteteve.
Ministrja e Arsimit sfidoi opozitën duke i kërkuar që në rast se ka konstatuar shkelje në ligj t`i referoje ato në institucionet kompetente e se ajo do të jetë e gatshme të marr përgjegjësinë madje duke shkuar edhe në burg.
Nikolla: Nëse ju gjykoni që është shkelur ligji drejtohuni në organet e drejtësisë dhe unë përgjigjem, më çoni në kokër të burgut edhe mbylleni këtë histori dhe të vazhdojmë në debatin për universitetin.
Duka: Bordi i universitetit duhet të drejtohet nga stafi i universitetit dhe jo nga të deleguarit e ministrisë apo pushteti lokal.
Boçi: Universiteti nuk mund të ketë dy koka, ka vetëm një.
Nikolla: Gjithë gjetjet e këtij auditmi do ti bëhen publike senatit akademik që të vendosë sepse është ai që i takon vendimmarrja nëse bordi i administrimit është në shkelje të fillojë procedurat e shkarkimit për pjesëtarët e vetë.
Opozita kërkoi amendime në ligjin e arsimit të lartë pasi sipas saj ky ligji ka shkaktuar kolaps ne universitete, Nikolla garantoi se ligji funksionon por la të hapur mundësinë edhe për ndryshime
Nikolla: Ligjet nuk janë të shkruara në gru por ajo që është përgjigjja e kësaj mazhorance është përgjigja e gjithë stafeve të universiteteve të cilët nuk thonë këtë që ju thatë, që sistemi është në kolaps.
Opozita ngriti si shqetësim edhe financimin e arsimit të lartë duke kërkuar nga qeveria rritje të buxhetit. Shqëtësimi u pranua dhe nga vetë ministrja e cila rritjen me 5.2% të buxhetit për arsimin e konsideroi të pamjaftueshme.