Reagon aktori Ndrenika pas takimit me kryebashkiakun Veliaj

0
769

Aktori i njohur Robert Ndrenika i vënë në qendër të vëmendjes pas debateve me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për prishjen e Teatrit Kombëtar, ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar me kryebashkiakun Erjon Veliaj.

Duke ironizuar me lajmet e përhapura në media se ka ndryshuar mendje për teatrin pasi u takua më të, aktori i madh thotë se u qeras vetëm me një makiato dhe gjysmë gote uji.

 

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, aktori i madh tregon çfarë bisedoi me kryebashkiakun Veliaj, ndërsa duket se e ka qetësuar projekti i modern i teatrit me të cilin e prezantoi kryebashkiaku.
postimi-roberti
“Sot paradite i zgjedhuri me vota te fshehta nga populli i Tiranes si kryebashkiak (z.Erion Veliaj) me gostiti ne zyren e tij me nje machiato dhe gjysem gote uje…nderkohe qe me tregoi nje projekt teatri modern qe nuk e mohoj se me pelqeu shume…nderkohe qe i thashe se duhet konsultuar me komunitetin teatror…si konkluzion une nxjerr (ne kete ore te darkes ) se paskam patur shume te drejte qe nuk dua te kem te bej me gazetare !!! R. Ndrenika.” shkruan aktori i madh

Takimi i Veliajt me artistët solli reagime të forta në opinionin publik, pas protestës që vetë artistët bënë për prishjen e Teatrit Kombëtar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here