Reshje shiu edhe ne ditet ne vazhdim

0
943

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin që nga dita e djeshme. Ndrërkohë edhe sot pasdite edhe nesër reshjet nuk do të ndërpriten.

Parashikohet që të jenë mesatare ndërsa në qarqet Shkodër dhe Vlorë ato do të shoqërohen me shtrëngata.

IGJEUM parashikon:

Sot pasdite (e martë, dt.20) dhe nesër (e mërkurë, dt.21) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, përjashtuar qarqet Shkodër dhe Vlorë, ku do të jenë intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata, kryesisht në terrenet malore dhe pranë tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje, në zona të kufizuara, edhe më poshtë se ky nivel.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13
në vendet e ulëta: 7 / 11
në vendet malore: 0 / 5 °C.

ERA
Sot (e martë, dt.20) dhe nesër (e mërkurë, dt.21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here