Thursday, April 18, 2024
Home Kronika Do sulmonin Venecian në kohën e karnavaleve, zbardhen përgjimet e kosovarëve

Do sulmonin Venecian në kohën e karnavaleve, zbardhen përgjimet e kosovarëve

0
1085

Mediat italiane shkruajnë se 4 shqiptarët nga Kosova të arrestuar në pranverën e vitit të kaluar kishin pasur plan sekret të sulmonin Venecian gjatë festimeve të Karnavaleve.

Të arrestuarit janë Fisnik Bekaj 24 vjeç Dake Haziraj 25 vjeç  Arjan Babaj, 27 vjeç si dhe një adoleshenti emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mediat italiane kanë publikuar copëza të përgjimeve ku zbulohet se celula xhihadiste po përgatiste sulmin gjatë periudhës së karnaveleve

Në përgjigjet e datës 13 mars flitet për sigurimin e një thike dhe më pas “Fisnik një herë arriti ti printe kokën një lope. Mjafton një goditje maksimumi dy dhe do shikoni si shpërthen gjaku nga venat.

Në një përgjim tjetër të datës 19 mars Babaj thotë: “Karnavale.. po.. pam pam”.
Të tjetër ndërhyjnë: “Të veshur si këto”, “me një maskë”

Ndër të tjera në përgjime janë shprehje si “gjak i nxehtë” “Mos shiko në tokë, sepse për ta gjaku është pasuria, për ne gjaku i tyre është hallall”

Në telefonat e shtetasve kosovarë janë gjetur selfie që janë bërë në Venecia, në qendra të rënësishme historike në Venecia, në sheshin San Marko.

Sipas përgjimeve kosovarët do të sulmonin me shpërthim me eksploziv, thikë dhe armë zjarri. Në një përgjim tjetër të katërt flasin për një kallashnikov të blerë “për 250 euro”. Po kështu në një foto është Babaj që ka në dorë një mitraloz

Kater shqiptaret nga Kosova u arrestuan ne mars 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here