Nuk i mungon ironia. Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë e Edi Ramës, Ylli Manjani ka ironizuar deklaratat e qeverisë dhe kërkesën për plotfuqinë në negociatat me Greqinë.
Manjani thotë se qeveria e Edi Ramës është e gatshme të japë gjithçka, por përveç kryeministrit.
Ja çfarë shkruan Ylli Manjani në Facebook:
Qeveria jonë ende nuk ka denoncuar deklaratat e Presidentit të Greqisë kundër Çamërisë dhe Shqipërisë!
Ndërkohë nuk lë rast pa denoncuar Presidentin e Shqipërisë, që thjesht po bën detyrën sipas Kushtetutës!
Jo detin, por edhe liqenin artificial të Tiranës i japin Greqisë.
Jo Çamërinë, por edhe Shqipërinë e japin.
Vetëm kryeministrinë jo!
Po kur thonë “duam të bëjmë negociata”!!
Hahahahahahahahhahaha
Çfarë shakaje!