Meta merr mbështetjen e Çekisë për çeljen e negociatave

0
688

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, zotin Milan Štech.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe tendencën në rritje të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në fushën e turizmit.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, si dhe për mbështetjen e qartë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Duke vlerësuar praninë e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave dhe të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë në delegacionin çek, Presidenti Meta nënvizoi se, është shumë e rëndësishme që intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar, të shoqërohet edhe me rritjen e shkëmbimeve akademike e studentore.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se pala çeke do t’i hapte shumë shpejt rrugën ngritjes në nivel Ambasadori të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Çeke dhe Kosovës.

Zoti Štech e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e Republikës Çeke në funksion të çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe nxitjen e mëtejshme të sipërmarrësve çekë për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here