Saturday, January 25, 2025
Home Politikë President kombëtar? Ambasada Amerikane: Të zhgënjyer nga deklarata e Ramës

President kombëtar? Ambasada Amerikane: Të zhgënjyer nga deklarata e Ramës

0
900

 

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Parlamentin e Kosovës për një President Kombëtar.

Në një status në twitter ambasada amerikane shprehet se  “mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”.

“Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në  reagimin e ambasadës amerikane.

Edhe Bashkimi Europian dënoi qëndrimin e kryeministrit Rama. Në një reagim të dy ditëve me parë u theksua se deklarata të tilla nuk ndihmojnë në ndërtimin e raporteve të mira mes vendeve ballkanike si dhe mund të interpretohet si ndërhyrje politike në vendet fqinje.

RamaKosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase, ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia, për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet. E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, i ka paraprirë falë njerëzve po të këtij vendi, një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt, sesa largësia që shohim sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here