“Pse ike gjak i zemrës teme, ma theve shpirtin 1000 copash”, fjalët rrëqethëse të motrës së Edmond Prekës

0
8681

Në familjen Preka në Vepilojë ka pllakuar dhimbja, pasi biri i tyre humbi jetën në një aksident tragjik bashkë me 3 fëmijët e tij, ndërkohë që gruaja ndodhet në spital.

 

Bilanci tragjik u thellua akoma më shumë pasi vajza e madhe, Noemi, 10 vjeçe u nda sot nga jeta. Kur dhimbja i kalon kufijtë vjen dhe mesazhi rrëqethës i motrës së Edmondit. Me fjalë që dalin nga zemra, Gonxhe Preka i dedikon të vëllait, një dedikim po ashtu edhe mbesës së saj Noemit.

“Oooo vllai i zemres teme o shpirti i motrës. Ta ka fal motra shpirtin ty e kam shpirtin me ty kot jam gjallë kot jetoj Mond. Jam e dekun mes te gjallve o jeta motres si ma theve shpirtin 1000 copash”, shkruan motra e Mondit në rrjete sociale, ku ka shpërndarë foto të viktimës”, shkruan motra. “Edhe ti moj Noem Ike po pse moj Hall pse moj shpirt na theve Zemren moj hall kaq shume a pak ishim tu vujt per bab e vlla e moter tane pse nuk nejte me ne o gjaku I zemres teme”, thotë më tej halla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here