Xhafaj takon ministrin britanik për Sigurinë

0
780

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar sot me ministrin britanik për Sigurinë Ben Wallace ku është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në luftën kundër krimit. Vetë ministri Xhafaj informon për takimin në Twitter.

“Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar. Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët”, shkruan Xhafaj në Twitter.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here