Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes së përsëritur të Kishës së “Shna Ndoit”. Arif Mançe, 31 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera në Tiranë.
Ai ishte dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
“Në rrugën “Qemal Stafa”, është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”, ku ka marrë dy trapan, një gur fresibël dhe një kompjuter. Gjatë veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:
– Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018 , në rrugën “Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna – Ndoit , në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.
– Më datë 15.02.2018 dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugen “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe nje Kompjuter.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.