Deputetja e LSI ironizon ministrat e thirrur në interpelancën e sotme: Kur të jesh keq hapi këto zarfa…

0
736

 

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka ironizuar përgjigjet e ministrave të thirrur në interpelancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ish-ministrja e arsimit ka menduar ta përshtasë situatën e krijuar sot në seancë me një histori, duke nënkuptuar se ministrat sot nuk kanë arritur ti japin një përgjigje të saktë thirrjes së opozitës.

Ministret e thirruara ishin ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar nga deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj për të folur mbi problematikat e arsimit të lartë  dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për ecurinë e kontrrollit mjekësor.

“Ky ishte dhe fundi i interpelancës sot në Parlament! Ministra që nuk japin zgjidhje, po kanë ngelur pjesë e problemit dhe zarfi i tretë që ju qëndron si shpata e Demokleut në kokë!”- është shprehur Malaj në postimin e saj.

 REAGIMI I PLOTË:

 

Historia e tri zarfave. Kur u zgjodh një ministër në vend të dikujt tjetër, ministri që iku i lë tre zarfa dhe i thotë atij që e zëvendësoi, në momentin që dorëzoi detyrën: Kur të jesh keq hapi këto zarfa. Kaluan 6-muajt e parë dhe filluan shumë probleme. Ministri kur e pa që nuk po menaxhonte dot situatën, hapi zarfin e parë. Në të ishte shkruar: “Justifikohu me gabimet e mia!”. Dhe ministri i zgjedhur ndoqi këshillën e zarfit të parë. Filloi të krahasohej me ministrin që kishte qenë para tij dhe kështu i shtyu edhe 6-muaj. Përsëri gjërat filluan të mos venin mirë dhe situata po i ikte nga duart dhe ministri përsëri vendosi të hapte zarfin e dytë. Te i dyti ishte shkruar: “Prano gabimet e fillo justifikohu dhe kërko ndjesë!”. Duke zbatuar këshillën e letrës së dytë, e shtyu edhe një vit. Përsëri probleme të mëdhaja që nuk po i menaxhonte dot. Vendosi të hapte letrën e tretë. Në të ishte shkruar: “Jep dorëheqjen!”. Këtë ministri nuk e bëri dot! Ky ishte dhe fundi i interpelancës sot në Parlament! Ministra që nuk japin zgjidhje, po kanë ngelur pjesë e problemit dhe zarfi i tretë që ju qëndron si shpata e Demokleut në kokë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here