Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në lidhje me grabitjen e një dite më parë në një banesë, ku autorët dhunuan edhe kryefamiljarin.
Të shoqëruarit janë persona me precedent të mëparshëm penal.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar maskat e grabitësve, të cilat u gjetën 50 metra larg vendit të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi mbreme
Me datë 21.02.2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.
Forca të shumta policore po krehin zonën duke perdorur edhe qenin e gjurmës.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.