Friday, April 19, 2024
Home Politikë Hahn: Synojmë rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Hahn: Synojmë rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

0
614

Komisioni Europian do ti rekomandojë vendeve anëtarë të Bashkimit Europian që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kështu është shprehur komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn në një intervistë për gazetën Welt.

Zyrtari i Bashkimit Europian shprehet se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë në verë.

“Njerëzit në këto dy vende meritojnë një perspektivë konkrete europiane”, tha Hahn.

“Ne besojmë se dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme dhe meritojnë këtë hap. Shqipëria ka bërë hapa në luftën kundër krimit të organizuar”, tha ai.

Rekomandimi i Komisionit të BE-së është një parakusht i domosdoshëm për një vendim të shteteve anëtare për të hapur negociatat e pranimit. Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim që prej viti 2014.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here