Një 27-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Itali. ngjarja ka ndodhur në komunën Busto Garoflo në Milano dhe sipas mediave italiane shqiptari i plagosur është dërguar në spital.
I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur u qëllua me një plumb në bark në rrugën “Cadorna”. Raportohet se ashtu i plagosur, ai arriti të shkonte në një bar në rrugën “Mazzini”, për të kërkuar ndihmë.
Shqiptari u transportua në spitalin Legnanos. Disa dëshmitarë, shprehen se është qëlluar nga një makinë me ngjirë të errët. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.