Perfshirje te politikes dhe krimit ne sfera te ndryshme te jetes, ka ne te gjitha vendet e botes. Akuzat jane te pafundme. Po ashtu jane regjistruar edhe ngjarje nga me te rendat por “rrembim” te artit, kultures dhe sportit mund te degjohen vetem ne shtetet me te prapambetura te Afrikes apo ne lagjet famekeqe te Brazilit. Prej vitesh, sporti eshte “kapur” edhe ne Shkoder. Ne menyra te ndryshme, persona jashte botes se bukur te futbollit kane nderhyre edhe ne klubin e futbollit Vllaznia. Ky fakt eshte pranuar dhe thuhet prej kohesh nga specialistet apo edhe ish futbollistet e klubit kuqeblu. Nder te paret qe pranoi nderhyrjet nga jashte ishte Armando Cungu. Trajneri shkodran here pas here tha publikisht se persona te ndryshem brenda apo jashte botes se futbollit kane kerkuar nga ai favore e madje e kane kercenuar. Presioni vijoi ne rritje, dite pas dite, derisa ai u largua, pak nga rezultatet e shume nga nderhyrjet.
Vendin e tij e zuri Ernest Gjoka. Nje trajner qe vinte nga kryeqyteti dhe i panjohur me te tilla situata. Qe kur u be numri 1 i pankines, nisen edhe presionet. Perplasja e pare u regjistruar mbremjen e 15 dhjetorit kur Gjoka u kercenua nga disa persona te tjere edhe ne pranine e futbollisteve te tij. Asokohe ai lajmeroi policine dhe u mendua se gjithcka perfundoi por jo. Kete te enjte, nje i ri, e ka ruajtur Gjoken dhe e ka goditur. Ne perleshje e siper ai eshte larguar por me vete kishte edhe nje thike. Nje mesazh i qarte per te se duhet te aktivizoje x lojtar sepse tani i rrezikohet edhe jeta. Pra, Gjoka erdhi ne Shkoder si nje dirigjues i futbollit, sportit me te bukur, nje arti te vertete, por po perballet me kriminel. Klubi Vllaznia dhe bashkia tentojne te reagojne duke kerkuar ndeshkimin e autoreve por ata dihen shume mire. Fundja, kush i afroi ne skuader keta ? Bashki eshte koha te mbrosh thesarin me te shtrenjte te Shkodres.
LARG DUART NGA FUTBOLLI !!!