Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u takua ditën e sotme Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Strand Sjaastad.
Sipas Kryemadhit, ambasadori konfirmoi gadishmërinë për të shtuar bashkëpunimin midis dy vendeve.
“Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, zotin Sjaastad. Norvegjia mbetet një partner i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ambasadori konfirmoi gadishmërinë për të shtuar bashkëpunimin midis dy vendeve”, shkruan Monika Kryemadhi.