“Mos u merrni me mu! Unë jam mirë, merruni me fëmijët e burrin!”! Janë këto fjalët drithëruese të nënës Evisa Preka, e vetmja e mbijetuar e aksidentit tragjik në Velipojë.
Evisa ende nuk di asgjë ndërsa në këto momente po përcillet për në banesën e fundit, vajza e tretë e familjes Preka, 10-vjeçarja Noemi Preka zemra e së cilës ndaloi së rrahuri dje në spital. Në Shkodër është mbajtur një meshë e posaçme ku famulltari Dom Marjan Gega, ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm.
“Kur udhëtoni vini rripin e sigurimit, bëni kujdes në rrugë! Vdekja vjen shpejt. Evisa Preka kërkon tre fëmijët e saj, ajo s’e di ende tragjedinë e madhe. Askush s’e merr guximin t’ia thotë Evisës”, u shpreh famulltari.
Fjalët për këtë humbje të madhe që ka tronditur mbarë opinionin publik, sot mungojnë…