Friday, January 17, 2025
Home Aktualitet Raporti për korrupsionin: Shqipëria përkeqësohet me 8 vende

Raporti për korrupsionin: Shqipëria përkeqësohet me 8 vende

0
744

Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, i cili tregon prani të madhe të kësaj dukurie në më shumë se dy të tretat e vendeve ku janë bërë matjet.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, që publikoi organizata Transparency International, Shqipëria ka shënuar përkeqësim, duke zbritur në vendin e 91 nga 180 vende, nga 83 që ka qenë në vitin 2016.

Në të njëjtën pozitë me Shqipërinë radhitet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila vitin e kaluar ka qenë e 83-ta.

Vendi fqinj Kosova radhitet e 85-ta, me 39 pikë, që do të thotë se ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit.

Rënien më të madhe nga vendet e rajonit e ka pësuar Maqedonia nga pozita 90 në pozitën 107, ndërsa Serbia ka rënë nga pozita 72 në pozitën 77.

Ndërsa Mali i Zi ka mbetur në vendin e 64-të, njësoj si edhe një vit më parë.

Në rang global, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda janë vendet me më pak korrupsion, ndërsa në fund të listës radhiten Somalia, Sudani Jugor dhe Siria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here