Por, në klubin e Vllaznisë, prej vitesh ekziston një presion i madh. Dy vite më parë, trajneri i atëhershëm, Armando Cungu kishte deklaruar se ka presione dhe kërcënime të jashtme në klubin shkodran.
Por, këtyre deklaratave nuk iu kushtua rëndësi e madhe, derisa ndodhi ngjarja e sotme e Gjokës.
I kontaktuar nga Newsport.al, trajneri Armando Cungu ka thënë se këtë ngjarje ai e ka paralajmëruar që para dy vitesh, por askush nuk mori masa.
“Këtë ngjarje e kam paralajmëruar që dy vjet më parë. Është e turpshme që nuk është reaguar, as nga media dhe as nuk janë marrë masa. Të gjithë kanë qëndruar indiferentë për presionin e madh që është te Vllaznia. Unë për këtë arsye u largova. Duhet të ndodhte diçka e tillë që të reagohet?
Për trajnerin Gjoka
Më vjen keq dhe për Gjokën, sepse është koleg i imi dhe ai. Kjo ngjarje është një shumë e rëndë, kujtdo t’i kishte ndodhur. Ky është një skandal i madh që ka ndodhur. Sinqerisht më vjen shumë keq për këtë gjë. Është e turpshme për Shkodrën.”/Newsport.al