Sunday, January 19, 2025
Home Politikë “Zogjte e korbave!” Basha e PD i “vërsulet” Ramës në foltore më...

“Zogjte e korbave!” Basha e PD i “vërsulet” Ramës në foltore më pas largohet

0
760

Debate në Kuvend lidhur me skemën e ndihmës ekonomike kanë shkaktuar një situatë tensioni në Kuvendi për disa minuta.

. Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra. Por kryeministri Edi Rama thotë se skema e ndihmës ekonomike është pastruar nga njerëz të pasur që e merrnin padrejtësisht ndihmën ekonomike.

Në një moment të fjalës Rama duke iu drejtuar deputetëve të PD-së tha:  Fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Ju jepnit 38 milionë dollarë për ndihmë ekonomie ne japim 40 milionë dollarë.

Në këtë moment Basha dhe deputetët e PD-së u afruan në foltoren e kuvendit ku ndodhej kryeministri. Garda ndërhyri kordon për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Rama: Subvecioni juaj për ujin, energjinë, librat ishte minimal

Lulzim Basha: Si  nuk ke turp!  Si ndërsen opozitën! (Basha i afrohet Rames ne foltore)

Ruçi: Zoti Basha ulu poshtë

Pas disa minutash tensioni opozita u largua nga salla e Kuvendit.

Rama: Ju jepnit 6 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike  dhe e konsideronit ndihmë ekonomike. Ndërkohë që ju nuk lini fjal të fjalorit të ulët pa përdorur na u shqetësuat se ju thashë “zogjtë e korbave!’ Jeni zogjtë e korbave që fluturoni mbi çdo gropë e plagë që keni hapur vetë. Mbi çdo problem që keni lënë vetë pa zgjidhur. 

Tani bashkohuni mbi qiellin e SHQUP dhe bëjini thirrje Dragushit, Fluturimit, Josifit dhe të gjithë atyre të cilët humbën të drejtën për të fituar në kurriz të të varfërve ato çka nuk ju takonin. 70% e aplikantëve të përjashtuar nga kjo skemë janë në moshën 24- 45 vjeç plotësisht të aftë për punë.

 Nga ana tjetër ka një ligj që detyron Shërbimin Kombëtar të Punësimit që gjithkujt që është i aftë për punë ti afrojë punë. Deri tani vetëm në pak ditë gjurulldi që është bërë 1211 njerëz kanë shkaur në dyert e zyrave të punës. Ka të regjsitruar si punë kërkues, ka nga ata që refuzojnë të jenë punëkërkues. 

Kush refuzon të marrë punë nuk meriton asnjë cent nga paratë e përbashkëta të shqiptarëve nga ku del dhe ky fond solidariteti. 

Mezi pres mocionin për debat, unë isha gati ë sot por këta nuk ishin gati.  Këta duan të bëjnë një fluturim nëpër Shqipëri si tufë zogjsh për tu ulur mbi çatinë e çdokujt ku mund të nxjerrin ndonjë fotografi apo video dhe të pozojnë me varfërinë si përfaqësues të të varfërve ndërkohë që ne do të vazhdojmë të bëjmë shtet dhe të ndajmë qartë të gjithë ata që duan të punojnë nga ata që duan të vegjetojnë. Kush do të vegjetojë nuk do të marrë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.

Rama iu përgjigj kryetarit te PD-se i cili nga fotlorja e Kuvendit bëri sërish thirrje për protesta për të rrëzuar qeverinë Rama që ka zhytyr vendin në varfëri

Lulzim Basha: Vini të krekosur nga miliona që keni vjedhur përmes pushtetit abuziv. Shteti i ka lekët për të paguar ata familje të varfëra por këto shkojnë në xhepat e luksit të Edi Ramës dhe minsitave të tij. Hajdutëve dhe bandës së hajdutëve këtu prapa.  Ftoj qytetarët t’i bashkohen punonëjsve të By Pass.. pronarëve studentëve pedagogëge, opozitën e kanë dhe do ta kenë në krah ta çlirojmë Shqipërinë nga këta bandit. Të marrin në dorë fatet tona.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here