Per gjetjen e eshtarave te ekzekutuarve per motive politike gjate regjimit komunist, nje çeshtje kjo mjaft e debatuar gjate 27 viteve, do te angazhohet edhe Autoriteti Per Informimin Mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit te Shtetit. Kjo u konfirmua edhe nga Drejtoresha e Ketij Autoriteti, Gentjana Sula, e cila tha se po shqyrtohen 20 kerkesat e para ne kete drejtim:
Gentjana Sula thote se per realizimin me korrektesi te këtij detyrimi, duhet te bashkëpunohet edhe me organizata te specializuara nderkombetare:
Shoqata e ish- te përndjekurve politike, gjithnje ka shprehur shqetësimin per nevleresimin e treguar nga qeverite njera pas tjetres, per tu angazhuar ne gjetjen e varreve te viktimave te regjimit komunist. Angazhimet kane qene me fushata, dhe punet e filluara kane mbetur per gjysme. Edhe sot pas afro 30 vitesh nga permyesja e regjimit komunist, qindra viktima te atij sistemi nuk dihet se ku i kane varret.