I kërkuar nga Krimet e Rënda, policia e Lezhes prangos 43 vjeçarin, pjesëtar e një grupi kriminal

0
738

 

Një i kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda që kishte dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ është vënë në pranga gjatë një operacioni të Policisë së Lezhës.

Në orët e para të mëngjesit, në kullën e prindërve të tij është kapur i shpalluri në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Alban Gjergji, 43 vjeç.

Ndaj tij gjykata kishte dhënë masën e sigurisë për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Si rezultat i operacionit të koduar ‘Kulla’, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Madhesh të Burrelit, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i Alban Gjegji, 43 vjeç, lindur ne Madhesh, Mat dhe banues në Laç.

 

Ai është shpallur në kërkim në muajin Nëntor 2016, pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për veprat penale “grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij grupi kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here