Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me kokainë dhe marijuanë. 28-vvjeçari me origjinë shqiptare, i cili kohët e fundit ishte vendosur në Itali, është ndaluar nga karabinierët, pasi i janë kapur 5 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë.
Shqiptari u ndalua teksa ishte duke drejtuar mjetin tip ‘Lancia Y10’, gjatë një aksioni anti-drogë, ku fillimisht iu gjetën 6 gramë marijuanë në xhepin e xhaketës.
Më pas, policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku në dy garazhe u zbulua sasia e lëndës narkotike, e ndarë në disa pjesë. Karabinierët arrestuan të riun shqiptar, i cili pritet të përballet me drejtësinë italiane.