Ja si do ndryshoje moti ne ditet ne vazhdim

0
1246

Ndonëse ditët e fundit dielli po ngroh më së miri, moti nuk do të vazhdojë të jetë njësoj edhe në ditët në vazhdim.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon reshje shiu dhe dëbore në territorin tonë.

Kështu,

RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër lokalisht deri mesatare, kryesisht nesër.
Reshje dëbore në 700m mbi nivelin e detit, por në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 16
në vendet e ulëta: 9 / 16
në vendet malore: 2 / 7 °C.

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.
———————————————–
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here