Sunday, January 26, 2025
Home Kronika Minat me telekomandë, dy të arrestuarit i prodhonin vetë dhe i shisnin

Minat me telekomandë, dy të arrestuarit i prodhonin vetë dhe i shisnin

0
838

 

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shtetasit e arrestuar dy dite me pare, pasi u kapen me mina me telekomande, lëndë narkotike, fitil zjarrpërsjelles dhe telefona.

Mësohet se dy të pandehurit, Artur Popa dhe Valtor Çala nuk kanë folur gjate seancës gjyqësore.Duke ju referuar provave të paraqitura nga prokuroria, trupi  gjykues e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre duke i lënë në qeli të dy përsonat e arrestuar.

Nga hetimet rezulton se dy përsonat i prodhonin vetë minat me telekomandë me qëllim tregtimin në qytete të tjera por edhe jashtë vendit.

Në momentin e ndalimit sipas burimeve dy përsonat ishin nisur drejt qytetit të Shkodrës, ndërsa ende nuk dihen përsonat të cilët i kishin porositur tre minat që ju gjeten dy të ndaluarve. Këta të fundit nuk kanë pranuar të flasin para oficereve të policisë, duke mos dhënë asnjë detaj në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy të ndaluarit sëbashku me dy përsona të tjerë të shpallur në kërkim nga policia ishin pjese e një grupi të trafimit të minave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here