Deputeti i Shkodrës Romeo Gurakuqi, publikon një mori fotosh adresuar kryeministrit Edi Rama.
Përmes tyre, Gurakuqi, i tregon kryeministrit mjerimin e madh të disa familjeve që janë fshirë nga skema e asistencës ekonomike në Shkodër.
Demokrati nuk nguron të tregojë edhe emrat e mbiemrat e këtyre familjeve ndërsa thotë se shkodranët “gjenden të rrethuem nga mure të ndërtuar prej rrenash”.
KOMENTI I PLOTË I DEPUTETIT:
Keto foto jane per Kryeministrin e vendit, z. Edi Rama, per t’i provuar se kujt ia ka hequr asistencen, skema e tij e rrenimit social.
I perkasin shtepise zotit Myzafer Musa Kraja, nga Lagja Dracin, Shkoder. Eshte nje nga mijera fshirje prej skemes se asistences, te cilat i shtohen mjerimit ne te cilin qeveria e PS e ka vendosur Shkodren.
Dua t’i bej me dije publikut, se prej muajsh gjendem perballe murit te indiferentizmit te qeverise socialiste, e perbere tashme edhe nga “shkodrane”, ndaj cdo projekti qe kam kerkuar te realizohet per Shkodren dhe krahinen e saj.
Eshte pak te thuash se Publiku i Shkodres gjendet i rrethuem nga “mure” te ndertuem prej rrenash, te shkrueme nder letra, te mbeshtjella bukur- bukur me kapak, te perpiluem enkas prej dizenjatoresh te propagandes dhe ligesise.