Pjese e vettingut edhe nje kategori zyrtaresh

0
687

Jo vetëm policia dhe drejtësia (prokurorët dhe gjyqtarët), tashmë procesit të vettingut do t’i nënshtrohet edhe një tjetër kategori e rëndësishme zyrtarësh.

Është fjala për diplomatët, të cilët sipas Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 pritet t’i nënshtrohen sitës së Komisionit të Verifikimit të Figurës për spiunazhin.

Në këtë proces kanë aplikuar të marrin pjesë 250 persona nga personeli i Shërbimit Diplomatik.

“250 aplikime nga personeli i Sherbimit Diplomatik dorezuar per verifikim figure ne #AIDSSh per tiu pergjigjur pyetjeve nese personi ka qene bashkepunetor aktiv apo i favorizuar i Sigurimit, nese ka qene i ndjekur per spiunazh te huaj apo per terrorizem, dhe se si figuron ne dokumentat e ish sigurimit #vetting”, shkruhet në njoftimin e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here