Kryeministri Edi Rama u pyet në Berat në lidhje me refuzimin që Presidentit Meta i bëri kërkesës së Ministrisë së Jashtme për plotfuqinë e nisjes së negociatave me Greqinë. Shefi i qeverisë kësaj pyetje iu përgjigj kështu:
Rama: Unë ndaj me presidentitn dashurinë për kanionet dhe vëmendjen që kanionet të jenë një nga pikat më intensive të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së Beratit.
Unë e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i heq asnjë presje. Nëse ju kërkoni të nxirrni një lajm që ka një problem mes meje dhe presidentit është vendi më i gabuar për ta bërë këtë sepse jemi jo larg kanioneve.
Unë kam detyrimin e mirënjohjes ndaj presidentit që më ka prezantuar me kanionet dhe falë ftesës së tij kam bërë rafting për herë të parë dhe ju ftoj edhe ju kur të vijë koha e rafting të bëni edhe ju rafting siç bëra unë. Atëherë do kuptoni që përgjigjja ime këtu nuk është aspak ironike dhe aspak për ti ikur pyetjes tuaj por është e vetmja përgjigje që mund të jepja duke qenë se erdhët këtu për të më pyetur për Presidentin.