Sherr në Kurbin, babë e bir godasin me sende të forta një 37-vjeçar

0
711

Kurbin

Policia e Kurbinit ndërhyn dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Ilir Marku, 34 vjeç, banues në Kurbin.

-Ernest Gjonaj, 37 vjeç, banues në Kurbin.

 

I.Marku sëbashku me babain e tij N.M., 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me shtetasin E.Gjonaj, dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Ndërhyrja e menjëhershme Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes këtyre shtetasëve.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.Gjonaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gjonaj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Ndërsa në ngarkim të shtetasëve I.Marku dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nent 89 dhe 25 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here