Wednesday, March 29, 2023
Home Kronika Shkodrani arrestohet në Leçe me kokainë në banesë

Shkodrani arrestohet në Leçe me kokainë në banesë

0
1451

 

Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën historike të Leçes në vendin fqinj.

Në pranga ka përfunduar Alvaro Basi, nga Shkodra, i cili jetonte prej kohësh në Leçe.

Policia realizoi një kontroll pasditen e shkuar në banesën e tij, duke gjetur 19.5 gram kokainë, materiale për të paketuar doza dhe 415 euro, para që mund të jenë fituar nga shitja e drogës.

Në banesën e tij kishte edhe 48 fishekë gjuetie të kalibrit 12, të ndaluar ligjërisht. I gjithë materiali është konfiskuar.

Rastet e të riut me drejtësinë janë të hershme. Në moshën 19 vjeçare u arrestua dhe u dënua për një tentativë grabitjeje ndaj një menaxheri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here