Sulmi me thikë ndaj Gjokës, FSHF merr vendimin , shtyhet ndeshja Luftëtari – Vllaznia…

0
790

 

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ditën e djeshme, klubi i Vllaznisë, kërkoi shtyrjen e ndeshjes Luftëtari-Vllaznia, për shkak të sulmit me thikë ndaj trajnerit Ernest Gjoka dhe ashtu ka ndodhur.

Burime të besueshme pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë konfirmuar për se është rënë dakord që ndeshja të shtyhet me 1 ditë , për tu zhvilluar ditën e diel në orën 14:00.

Kujtojmë që takimi ishte planifikuar të zhvillohej ditën e shtunë në orën 14:00, por pas ngjarjes tronditëse që ndodhi dje në Shkodër, FSHF ka vendosur të pranojë kërkesën, e Vllaznisë duke e shtyrë takimin me një ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here