Tentativa për therje, Këshilli Bashkiak: Mbështesim trajnerin Gjoka, të zbardhet kjo ngjarje sa më parë…

0
765

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje datë 22 Shkurt 2018, ku është goditur
trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, Këshilli Bashkiak Shkodër në cilësinë edhe të Asamblesë
së Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., shpreh keqardhejn dhe indinjatën për aktin shumë të
rëndë të ndodhur.

Kjo nuk është një goditje vetëm për trajnerin dhe Vllazninë por edhe për futbollin shqiptar.
Këshilli Bashkiak dënon me vendosmëri këtë akt. Njëkohësisht mbështet dhe inkurajon
trajnerin dhe ekipin në punën e tyre dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen sa më
shpejt të kësaj ngjarje shumë të rëndë dhe dërgimin para drejtësisë.
Shkodër, datë 23 Shkurt 2018
Këshilli Bashkiak Shkodër
në cilësinë edhe të asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here