Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, deputetja e PD-së dhe kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, shprehet se Partia Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debati në Kuvend për sjelljet e papranueshme dhe të paprecedenta ndaj gazetarëve.
Ndër të tjera, Vokshi shkruan se PD do dërgojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend edhe një Projekt Rezolute për dënimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe poshtëruese ndaj gazetarëve nga zyrtarët e lartë.