Mbytet një person në lumin Drin.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa mësohet se viktima është shtetasi Sh. Ç., 71 vjeç banues në lagjen “Danjel Matlia” në Shkodër. Polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga ujërat e lumit Drin.
Njoftimi i Policise
Me 24.02.2018 rreth orës 09:00 jemi njoftuar se në lumin Drin poshtë urës është gjetur një person i mbytur, i seksit mashkull.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër,
Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.