Basha ironizon Ramën në Berat: Harxhoni miliona për ekskursionin e fundjavës, asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë…

0
787

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar mbledhjen dy ditore të qeverisë në qytetin e Beratit duke e lidhur atë ngushtë me ndryshimet e kritereve për marrjen e ndihmave ekonomike.

Basha ka postuar një video në Facebook ku shihen qytetarë të Beratit të cilët u është mohuar ndihma.

Sipas tyre heqja e ndihmave sociale është zbatuar pa bërë asnjë lloj verifikimi të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike.

REAGIMI I PLOTË:

A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe???
Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here