Mori plagë të rënda në kokë, vdes i riu shqiptar në Londër…

0
1841

 

Një i ri shqiptar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra 6 ditë më parë gjatë një sherri të ndodhur në një lokal nate në veri të Londrës.

I riu është identifikuar si Jozef Boçi, 30 vjeç i cili nga sulmi mori plagë të rënda në kokë.

Dy persona janë arrestuar me akuzën e vrasjes me qëllim, respektivisht të moshës 20 dhe 21 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 17 shkurt, në orët e para të mëngjesit në ambjentet e jashtme të një lokali nate në Greenwich të Londrës.

I riu shqiptar mësohet se jetonte në Catford të Londrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here