Jo nje por 3 libra jane promovuar kete te shtune ne biblioteken “Marin Barleti” ne Shkoder. Librat erdhen ne kuadër te vitit te skenderbeut, ndersa paten si autore 3 shkrimtare kosovare. Hasan Selimi i cili ka studiuar nga afer librat dha përshtypjen e tij mbi ate cfare përcjellin keto vëllime
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Zija Vukaj, vlerësoi gjithashtu veprën poetike të autorëve kosovarë. Sipas tij, vargu poetik lidhet ngushtë me ndjesit më njerëzore të jetës, siç është dashuria.
Veprat e autoreve u pershendeten edhe nga numeri nje i bashkise Shkoder Voltana Ademi
Të pranishëm në këtë promovim librash ishin një numër i madh intelektualësh të letrave në Shkodër.Ndersa librat mbanin titullin “Marin Barleti”. “Lora”, “Mos eja në ëndërr” dhe “Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit”. Mes tyre pati edhe poezi kushtuar legjendes Rozafa