Rreth 50 femije te komunitetit Rom dhe Egjyptian ne Shkoder jane vaksinuar kryesisht ndaj virusit te fruthit dhe robeoles. Kjo behet e ditur nga ndihmes mjeku Arben Xhabija i cili pranoj se jane nje kontigjent i veshtire per tu menaxhuar.
Xhabija tha se keta femije nuk ishin vaksinuar asnjehere, dhe per kete kane marre vaksinat kryesore. Ende nuk ka nje data baze se sa femije konkretisht jane ne Shkoder, pasi nje pjese e tyre nuk jane te regjistruar. Per kete dshp ka bashkepunuar edhe me organizatat qe operojne prane Bashkise Shkoder. Vaksinimi i femijeve rom dhe egjyptian ka qene nje vendim i ministrise se shendetesise, me qellim parandalimin e ndonje epidemie te mundshme por edhe ruajtjen e te gjithe femijeve nga semundjet qe vijne si shkak i mos vaksinimit.