Zone jashtë kontrollit te Bashkisë, ujerat e zeza dhe mbeturinat përfundojnë ne lumin e Kirit…

0
913

Edhe pa filluar rritja e temperaturave, këtu rrezikon e kthehet ne vatër epidemie, pasi ujerat e zeza dhe mbeturinat rrjedhin lirshëm dhe bashkohen dhe përfundojnë ne ujerat e Kirit. Është zona tek Kodra e Tepes, ku krahas kolektorit kryesor te ujerave te zeza te shuma lagjeve te qytetit te Shkodrës,plehrat dhe inertet e kane pushtuar këto sipërfaqe. Nga  pallatet tek ish – fusha e Druve dhe deri ne brigjet e Kirit, kjo zone është totalisht jashtë kontrollit, banoret e se cilës prej kohesh e kane shprehur këtë shqetësim, por nuk i ka dëgjuar njeri:

Vetëm për fushata elektorale nuk harrohemi, por edhe ajo kujtese zgjate vetëm pak dite dhe gjithçka kthehet si me pare:

Qe Bashkia e Shkodrës ka shume probleme me kontrollin e territorit, kjo dihet dhe është përsëritur me qindra here. Por te mos kontrolloje edhe një zone si kjo qe është mjaft problematike për hedhjen e mbeturinave dhe ndote mjedisin e rrezikon shëndetin e qytetareve, kjo është e papranueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here