Basha i përgjigjet Ramës: Ja e vërteta që të nxjerr mashtrues

0
686

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me skemën e tij për ndihmën ekonomike.

Në një status në Facebook kryeopozitari Basha shkruan se “skamja në familjen Xhema në Berat, e përjashtuar nga ndihma ekonomike, është e vërteta që nxjerr Edi Ramën një mashtrues ordiner, kur thotë se ata nuk duan të punojnë”

 

“Skamja në familjen Xhema në Berat, e përjashtuar nga ndihma ekonomike, është e vërteta që nxjerr Edi Ramën një mashtrues ordiner, kur thotë se ata nuk duan të punojnë.

Kryefamiljari Artan Xhema, baba i 4 fëmijëve, është përjashtuar nga ndihma ekonomike, sepse rezultoi i punësuar dy muaj më parë.

E vërteta është se Artanit i kanë hequr bukën e fëmijëve, sepse ka punuar! Askush nuk e beson Edi Ramën se 20 mijë familje të përjashtuara nga ndihma zgjedhin 50 mijë lekë ndihmë në vend të punësimit dhe një rroge.

E vërteta është se punë nuk ka, se në krye të qeverisë është punësuar një parazit që ka ndërtuar skemën më të madhe të mashtrimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Është detyra e të gjithëve ne që ta pushojmë nga puna njeriun që çdo ditë e më shumë po varfëron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here