Anëtari i Komisionit të Arsimit, Luçiano Boçi denoncoi praktikën e përcaktuar nga Ministria e Arsimit, që sipas tij detyron mësuesit të blejnë një kredit 200 mijë lekë në fondacione të paliçensuara.
Kujtojmë se kreditët janë kërkesa të Ministrisë së Arsimit që ata të kualifikohen për vendin e punës.
“ZHVATJA E MËSUESVE
Mësuesit megjithëse janë pa kontratë kolektive, d.m.th pa siguri në punën e tyre, zhvaten sistematikisht nga Ministria e Arsimit.
Detyrohen të blejnë kredite, si në rastin e treguar më poshtë, me një letër bakalli, nga fondacione e organizma fantazmë që nuk kanë as faqe ëeb e jo më profesionalizëm.
Por ama që kanë liçencimin dhe viston e ministrisë për të grabitur mësuesit.
20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi. I duhen disa të tilla.
Me demek sipas premtimit, do të bëheshin falas dhe nga institucione të kualifikuara.
Këto “indulgjenca”, mësuesit më pas i fusin në dosjet e kualifikimit, në përpjekjet e tyre të mundimshme për të ruajtur atë të shkretë vend pune!
Rraskapitje, zhvatje dhe tallje.
Kjo është reforma në arsim.”, shkruan Boçi.