I ftohti ikën të premten, temperaturat deri -10 gradë

0
969

Deri të mërkurën Shqipëria do të jetë nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe të dëborës. Këto janë parashikimet nga specialistët, të cilët thonë se vala e acartë siberiane do të largohet vetëm ditën e premte.

Ritmet e uljes së temperaturave do të vijojnë deri ditën e premte, ku pritet të largohet edhe vala e acartë siberiane. Reshjet e dëborës që nisën mëngjesin e kësaj të diele në Korçë, Dibër, Shkodër dhe Kukës do të vijojnë deri të mërkurën, ndërsa zonat jugore do të përfshihen nga shirat.

Instituti i Gjeoshkencave shprehet se nga e diela deri të mërkurën nga dëbora do të përfshihen jo vetëm zonat malore, por edhe ultësirat fushore, deri në bregdet.

Gjithnjë, sipas IGJEUM, më 26 dhe 27 shkurt parashikohen fryrje të lumenjve të mëdhenj, ndërsa temperaturat në zonat malore do të kapin -10 gradë celsius. Sakaq, sipas Meteoalb, gjatë mbrëmjes të kësaj të diele reshjet e dëborës shtrihen në të gjithë Veriun, duke përfshirë Shkodrën dhe Lezhën ndërsa në mesnatë dhe orët e para të së hënës, dëbora rrezikon të mbulojë 90% të territorit shqiptar duke lënë me shira vetëm zonat Jugperëndimore dhe konkretisht shtrirjen nga Fieri deri në Sarandë, përjashtuar Llogaranë.

Problematike gjatë këtyre ditëve paraqitet edhe era e cila do të fryjë mesatare dhe shpeshherë e forte, në zonat Veriore dhe bregdet duke gjeneruar dallgëzim të lartë deri 6 ballë në det. Forcat e Armatosura po ndjekin situatën, sidomos në Kukës dhe Dibër, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehet se momentalisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here