Saturday, January 18, 2025
Home Politikë Rama: Me 880 mijë lekë rrogë merrte ndihmë ekonomike

Rama: Me 880 mijë lekë rrogë merrte ndihmë ekonomike

0
1397

Debati i së enjtes në Parlament mes mazhorancës dhe opozitës mbi ndihmën ekonomike, ka vazhduar me retorikën e palëve në takimet me personat e prekur nga skema. Kryeministri Edi Rama në një vizitë në një familje përfituese në berat thekson se para se të jepet statusi i përfituesit realizohen kontrolle në tatime, hipotekë apo zyrat e transportit rrugor.

RamaJa ky tjetri, djali i Josifit nga Ura Vajgurore ka 880 mijë lekë rrogë dhe njëkohësisht merr ndihmë ekonomike. Në Qarkun e Beratit janë përjashtuar 700 familje.

Por, kryeministri Rama nuk përjashtoi mundësinë e gabimeve për shkak të sistemit

RamaTë gjithë që janë jashtë jo për shkak të abuzimit por për shkak të sistemit do të riintegrohen.

Ministrja Ogerta Manastirliu nënvizoi se tashmë ndihma ekonomike jepet e plotë, por qëllimi është riintegrimi në shoqëri.

ManastirliuNdihma ekonomike nuk është një ndihmë për t’u dhënë përgjithmonë. Është një ndihmë për 5 vite, për të dalë nga vështirësia momentale. 

Ndërkohë kryetari i PD Lulzim Basha është përgjigjur në një reagim në Facebook duke theksuar se Rama u ka hequr ndihmën ekonomike Mbi 20 mijë familjeve.

Basha: “Në këtë orë të vonë shumica e tyre po mbyllin edhe këtë ditë me barkun bosh e pa energji elektrike.  Ky është fati i Marijes me tre fëmijë jetimë që e gjeta me vetëm gjysmë thesi miell të mykur. Ky është fati i Shpresës me frigoriferin bosh dhe 9 gojë për të ushqyer, shprehet Basha në Facebook”, duke shtuar se Rama u heq familjeve bukën e gojës dhe shpenzon miliona për luks e qejfe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here