Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët sërish me një artikull të huaj që vëmendjen e ka kthyer në vendin tonë.
Kreu i qeverisë në Facebook-un e tij ka publikuar një shkrim të medias suedeze “Swedish Nomad”.”Xhevahisi i fshehur i Shqipërisë me plazhe parajse,” e ka titulluar prestigjozja suedeze botimin.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë artikull për Ksamilin, cilësuar nga ky medium i mirënjohur suedez si xhevahiri i fshehur i Shqipërisë, ju uroj një të dielë të qetë 🌹”- shkruan Rama.