Ashtu siç ishte parashikuar nga sinoptikanët, rreth 90 % e territorit të vendit do të përfshihej nga reshjet e borës.
Ndaj, në qytetin e Lezhës kanë nisur reshjet e borës, duke zbardhur kështu qytetin.
Korespondenti Pjetër Gjini raporton për ‘BalkanWeb’ se në rrugën e Kombit kanë rënë 15-20 cm dëborë, ndërkohë që në fshatra të Mirditës ajo shkon në 30-40 cm. Sakaq, mësohet se në disa zona ka probleme me energjinë, ndërsa të prekur janë 15 fshatra në njësitë Administrative Zejmen dhe Kolsh.