Bashkia Pukë është njoftuar nga shërbimi Meteorologjik se territori i saj në datat 25,26 dhe 27 shkurt do të përfshihet nga mot me reshje intensive Bore dhe me temperatura nën zero, të cilat sipas parashikimit do të zbresin deri në -9°C.
Përball një situate të till i apelojmë të gjithë banorve të marrin masat duke u treguar të kujdesshëm në mënyrë që të mos përballen me vështirësi dhe pasoja. Teksa po marrim masat që akset rrugore të bashkisë të mbahen të hapura, i apelojmë kompanive që mirmbajnë akset nacionale të dislokojnë mjetet borpastruese në pikat ku shfaqen problematika.
Bashkia Pukë i apelon të gjithë drejtuesve të mjeteve të evitojnë parkimin e automjeteve në dy krahët e rrugës kryesore të qytetit, pasi bëhen shkak për pengimin e pastrimit të rrugës nga Bora. Është me rendësi që në kushtet e pritshme atmosferike të evitoni levizjet gjatë natës, pasi temperaturat në vlera minus pritet të krijoin terrene të rreshqitshme. Për shkak të rrezikshmërisë për ngrirjen e tubacioneve të Ujit të pijshëm, ftohen qytetaret që kryesisht gjatë natës të lën në sasi rrjedhje minimale çesmat me qëllim shmangien e ngricave në linjat e Ujësjellësit. Për çdo rast vështirësia kontaktoni me numrat pa pagesë:
129 Policia e Shtetit
128 Shërbimi zjarrfikes
127 Reparti i Urgjencës
Ju mund të kontaktoni Policinë e Shtetit për çdo rast të bllokimit të akseve nacionale.
Shërbimi Zjarrfikës është porositur të ndërhy në çdo rast të bllokimit të njerëzve, apo në rastet e transportit të emergjencave shëndetësore.
Shërbimi i Urgjencës ju vjen në ndihmë për çdo rast të anomalive shëndetësore, të cilat gjatë këtyre ditëve nuk duhet neglizhuar për shkak dhe të panikut që mund të krijohet tek i sëmuri, apo të afërmit e tij.
Bashkia Pukë do të jetë pranë qytetarve me të gjithë forcat dhe mjetet e saj, ndërkoh që në vartësi të situatës do të kërkohet ndërhyrja me mjete dhe nga strukturat qeveritare. Temperaturat nën zero pritet të na shoqërojnë gjatë gjithë javës së ardhëshme.