Ndërsa moti i keq parashikohet të përfshijë pjesën më të madhe të vendit për ditet në vijim, problematikat e para janë shfaqur në qarkun e Dibrës, ku u rikthyen reshjet e dëborës.
Fshatrat malore të Lurës, Kalasë së Dodës e Selishtës, sikurse edhe në Trebisht, janë të bllokuar.
Trashësia e dëborës arrin në 30 cm, por nuk ka raportime për emergjenca.
Reshje dëbore ka edhe në Bulqizë, por nuk raportohen problematika.
Policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve të që tregojnë kujdes në udhëtim me zinxhirë, pasi ulja e temperatura mund të krijojë akull dhe ngrica në rrugë.
Sipas parashimit të Institutit të Gjeoshkencës nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë intensive.
Ndërkohë në lartësinë mbi 300 metër mbi nivelin e detit reshjet do të jenë në formë dëbore.