Stuhi dëbore në veri të vendit, probleme në Kukës e Dibër. Ja akset e vështira

0
745
Moti i keq dhe stuhitë e dëborës kanë përfshirë verilindjen e vendit. Në orët e para, temperaturat zbritën në -4 gradë celsius.

Nga Fushë Dukagjini deri në Reps, reshjet e dëborës të shoqëruara me erëra të forta penguan qarkullimin normal të mjeteve në Rrugën e Kombit.

Probleme ka edhe në akset e tjera rrugore, që lidhin Kukësin me Peshkopinë, Hasin edhe Tropojën. Në disa zona të Bushtricës edhe Kalisit pati probleme edhe me energjinë elektrike.

Edhe në Dibër, bora po paraqet probleme. Njësitë administrative, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.

Trashësia e borës aty ka arritur deri në 35 centimetra. Rruga nacionale Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi, e bllokuar është dhe ura e Sheranecit. Probleme janë shfaqur dhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të qarkut Dibër.

Edhe qyteti i Shkodrës u zgjua këtë të dielë me borë. Probleme në qarkullimin e mjeteve në qytet nuk ka patur, por në zonat malore ka intensitet më të lartë të reshjeve.

Probleme paraqiten në akset rrugore malore si Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh dhe aksin Iballë-Pukë. Rrugët e tjera të qarkut janë të hapura dhe qarkullohet pa problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here